Cilët jemi ne?
Migraweb është krijuar nga Shoqata Web for Migrants WFM. WFM është një Organizatë jo fitimprurëse sipas Nenit 60-të dhe të tjerë të Kodit Civil Zviceran. Shoqata është politikisht dhe fetarisht e paanëshme.
Anëtarët të WFM janë : shoqatat e huaja bamirëbërëse si përshëmbull Forumi për integrimin e të huajave dhe të huajve Zviceran (FIMM), si dhe Centre Patronal Lausanne/Berndhe rrjeti Sociolution, i specializuar në menaxhimin shoqëror. Formimi i këshillëtareve dhe këshillëtarëve në linjë është i siguruar nga formuesët dhe formueset e Dorës së Shtrirë ( la Main Tendue).
WFM ka si qëllim të ndihmojë në integrimin e të huajave dhe të huajve dhe të refugjatëve/-teve nëpërmjet teknologjive të reja të komunikimit dhe informacionit (ICT) dhe angazhohet për përfshirjen në botën dixhitale të emigruesve (e- përfshirja),(e-inclusion). Në bashkëpunim me anëtarët e saj, WFM krijon posaçmërisht faqen www.migraweb.ch : informacione dhe këshilla në linjë në gjuhën amëtare.
Një mbështetje e mundimeve të pavarura.
Migraweb është projektuar si një mbështetje e përpjekjeve të pavarura të emigrantëve/-eve. Emigrantët që kanë gjetur rrugën e tyre në Zvicër hapin dyert në Zvicër bashkëatdhetarëve të tyre si përkthyes dhe perkthyese vullnetarë dhe i mbështesin si këshillëtarë dhe këshillëtare në linjë në të gjitha fushat që i përkasin jetës së tyre në Zvicër.
Një projekt të vënies në kontakt.
Migraweb vë në rrjet komunitetet e të huajve/-ave me organizatat e shoqërisë civile Zvicerane (shoqatat e qiramarrësve, e konsumatorëve, e të rinjve, e personave të moshuar, sindikatave, e punëdhënësve, etj) dhe me administratat publike (zyrat e emigrimit, zyrat e integrimit, etj), duke e bërë të gjindëshme funksionimin e tyre dhe informacionet e tyre të gjithë emigrantëve/-eve.
Programi
Programi i Migraweb i lejon organizatave dhe organizatorëve të mbërrijnë autoritetet e migracionit në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe më pak të kushtueshme.
Publikoni pra aktivitetet e juaja, mbledhjet e juaja, festat e juaja dhe oferta të tjera në programin elektronik të migraweb kundrejt një shume pjesëmarrëse prej 15 CHF; pjesëmarrje që shërben për të mbuluar shpenzimet tona. Informohuni gjithashtu për abonimet me çmim të ulur.
Për më shumë informacion apo për të vënë një njoftim, drejtohuni tek Shoqata Web për emigrantët :
Tel. 031 961 46 47 ose
Ofertat integruese
Baza e të dhënave që grupon ofertat e integrimit u mundëson zyrave për integrim, shoqatave bamirëse, dhe OJQ-të organizatat jo fitim prurëse që janë aktive në integrimin e emigrantëve/-eve të publikojnë ofertat e tyre pa ndalesa gjuhësore. Një motor kërkimi në shumë gjuhë i lejon emigrantëve/-eve të orientohen shpejt dhe lehtësisht në tërësinë e ofertave.
Kontakti
Web for migrants, c/o Sociolution, Postfach 186, Funkstrasse 114, 3084 Wabern b. Bern, 031 961 46 47
Drejtimi i projektit
Ursula Dubois
Kordinatoret dhe Kordinatorët e projektit
Brigitte Gonzalez, Rrjeti i Zvicrës Franceze
Zhengi Cam, FIMM
Emine Sariaslan, Rrjeti i Zvicrës Gjermane
Zhengi Cam, FIMM
Emine Sariaslan, Rrjeti i Zvicrës Gjermane