Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Puna

Për migrantët, Zvicra njeh një sistem të dyfishtë të pranimit në tregun e punës

Të punësuarit

Qytetarët e EU-s dhe EFTAS, si punëmarrës kanë hyrje  në tregun e punës Zviceran  në të gjitha Profesionet dhe kualifikimet. Njohja e Diplomave është e rregulluar.

Shiko formulimin: qytetarët nga Franca, Gjermania, Austria, Italia, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, Irlanda, Danimarka, Suedia, Finlanda, Belgjika, Hollanda, Luxemburgu, Greqia, Qipro, Malta, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajn (EU15/EFTA) e kanë tregun e punës të hapur, këtyre nuk ju nevojitet leje e posaçme për punësim.
 
Qytetarët nga Polonia, Republika e çekis, Hungaria, Sllovakia, Estland, Lettland, Lituania dhe Sllovenia (EU8) munden të punësohen  nga ndërmarrjet  vetëm ateherë kur nuk ka Zviceran të interesuar me të njëjtin kualifikim. Punëdhënësit duhet që për këta persona të kërkojnë lejen e punës.
 
Për të gjitha shtetet tjera, te ashtuquajturat shtete të treta, munden vetëm personat me kualifikime të larta të punësohen në Zvicër. Dhe këtë vetëm atëherë kur punëdhënësit  e dokumentojnë që nuk ka të interesuar për punësim nga Zvicera apo nga shtetet e EU-EFTA. Punëdhënësit e ardhshëm, detyrohen që për sjelljen e tyre në Zvicër të sigurojnë lejen e punës. Sa i përket njohjes së diplomës shiko më poshtë.

 

Rumania dhe Bullgaria llogariten ende si shtete të treta.

 

Të pavarurit

Në parim qytetarët nga EU-EFTA munden të punojnë në Zvicër si të pavarur . Qytetarët nga të ashtuquajturat shtete të treta, mund të punojnë në Zvicër si të pavarur vetëm atëherë kur të kenë të drejtën e qëndrimit - vizën C.

 

Fuqia e dërguar punëtore

Për parandalimin e shfrytëzimit  të punëtorëve dhe punës në tregun e zi (punëtor pa leje pune), për punëtorët  që dërgohen në Zvicër për kryerje të punëve të ndryshme, vlejnë kushte të posaçme .
 
Nëse në Zvicër jeni i dërguar nga një nga shtetet e EU-EFTA-së, kujdesuni që punëdhënesi  i juaj të ju.

In this section: Legjislacioni i punës, Papunësija , Kërkimi i Punës, Sindikatat, Barabarësia në punësim , Fuqia e huaj punëtore