Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Kontratat e Punës 

Në parim, një kontratë e bërë me gojë është e vlefshme. Megjithatë është e rekomandueshme të lidhësh një kontratë me shkrim. çfarë nuk është vendosur në një kontratë rregullohet nga ligjet e tjera dhe rregulloret, të tilla si Kodi Zviceran i Detyrimeve (CO), marrëveshjet kolektive të punës (CCT), apo kontratat standarte të punës (CTT).

Edhe nëse jeni punësuar gojarisht, punëdhënësi është i detyruar të ju konfirmojë me shkrim, brënda 1 muaji, të dhënat e mëposhtme :
  • emrin e punëdhënësit dhe emrin e punëmarrësit
  • data e fillimit të kontratës
  • funksionin tuaj, pagën tuaj, shtesat e rrogës (Bonus, Shpërblime, etj.)
  • orari javor i punës
  
Kujdes !
çdo ndryshim në këto elemente duhet të jenë të dokumentuara

Kontratat Kolektive të punës (CCT)

Në shumë degë dhe disa ndërmarje të mëdha qëndrojnë kontratat kolektive të punës, të cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e punonjësve për të tërë degën ose tërësinë e ndërmarjes. Këto marrëveshje janë negociuar mes shoqatave të degës ose ndërmarjet nga njëra anë dhe sindikatat nga ana tjetër. Në parim ato zbatohen vetëm për anëtarët e sindikatave dhe ndërmarjet nënshkruese të organizuar në degën e shoqatës.

 

Rekomandim
Informohuni nëse ndërmarja juaj, profesioni juaj ose dega juaj janë të lidhur me kontratën kolektive të punës dhe kontrolloni nëse kontrata juaj i përmbahet rregullores.
Konfederata dhe kantonet munden të deklarojnë një marrëveshje kolektive të detyrueshme. Nga ai moment, ajo është e vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit e rrethit ekonomik përkatës.

 

Kontratat standarte të punës (CTT)

Për disa Grupe profesionesh, autoritetet mund të miratojnë Kontratat standarte të Punës.Kjo aktualisht është rasti për forcën e punës bujqësore dhe për të punësuarit dhe të punësuarat shtëpiake. Disa aktivitete në fushën e shëndetësisë, arsimit, punës sociale, të tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë qeverisen gjithashtu nga kontratat standarte të punës. Shumica e kontratave standarte të punës janë të vendosura në nivelin kantonal.

 

Rekomandim
Shikoni nëse profesioni dhe branzha e juaj nëpër mjet të një kontrate normale të punës, është e rregulluar dhe kontrolloni i përmbahet rregulloreve.

 

Detyrimi në pagë minimale

Në branozhet pa kontratë kolektive, pas keqpërdorimeve të përsëritshme, mundet të zvogëlohet paga në kontratë normale  me detyrim të rrogës minimale.

Rekomandim

Kontrolloni te një Sindikatë qe është kompetent për ju, nëse bërja e pagesës tuaj behet me rregullore.
 
 

 
 
 

In this section: Sëmundja , Pezullimi nga puna , Shtatzënia , Pushimet, Sigurimi në punë, Të ritë , Ortë e punës, Kontrata e Punës

Related links: