Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Shkolla dhe arsimimi

Fëmijët e azilkërkuesve sipas Kodit Zviceran kanë të drejtën si të gjithë fëmijët tjerë në shkollim, gjerë në përfundim të shkollimit të obligueshëm 9 vjeçar.

Vijimi i shkollimit

Azilkërkuesve u epet mundësia për shkollim dhe arsimim të mëtutjeshëm, posa ata t`i kenë plotësuar kushtet për pranim.

Kujdes
Vetëm refugjatet më status të pranuar kanë mundësin të marrin bursa për studim ose shkollim profesional (Lehre). Në disa kantone këtë mundësi e kanë pas pesë vitesh të qëndrimit në atë kanton. Azilkërkuesit dhe personat e pranuar përkohësisht nuk u takon e drejta në bursë.

Kurs profesional

Fëmijët e refugjatëve janë të barabartë me fëmijët zviceran. Ata mund të ndjekin kurse profesionale pa kufizime. Lidhja e kontratës për kurse profesionale për azilkërkuesit dhe personat e pranuar përkohësisht, i nënshtrohet të njëjtave rregulla të punës si edhe lidhje e kontratës për punë. Refugjatet janë të barabartë me qytetaret zviceran. Shiko Linkun Punësimi.

Ofertë e veçant për lëmin e Azilit

Në disa kantone të azilkërkuesit e moshës së re munden pasi t`i kenë plotësuar disa kushte të shkollimit të kyçen në strukturën ditore të rinjve. (Tagesstruktur für Jugendliche.) Kjo atyre u mundëson një angazhim kuptimplotë dhe u ofron një shkollim bazë për disa profesione.

Shumë qendra të refugjatëve, komuna ose komuna kishtare organizojnë kurse gjuhësore dhe kurse integruese pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatet. Vetëm refugjatët me status të pranuar kanë të drejtën në financim të këtyre kurseve.
 

In this section: themen/asylrecht/aufenthalt/arbeit, themen/asylrecht/aufenthalt/wohnen, leje-qendrimi, Tërheqje të familjes, themen/asylrecht/aufenthalt/heirat, Shkollimi, themen/asylrecht/aufenthalt/gesundheit

Related links:

Back to top