Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Tërheqje të familjes

Azilkërkuesit

 Gjatë procedimit të azilit tërheqja e familjes në Zvicër me qellim të bashkimit familjar nuk është e lejuar. Familjaret e azilkërkuesit të ardhur pas tij në Zvicër, janë të detyruar gjithashtu të paraqesin kërkesën për azil.
 

Refugjatet

 Pas një vendimi pozitiv për azilin, refugjatët mund të sjellin bashkëshorten fëmijët e mitur, partnerin e regjistruar ose të afërmin e regjistruar. Për ketë ata duhet të paraqesin një kërkesë zyrës kompetente për të huaj.

 Personat më status të përkohshëm

 
Të pranuarit e përkohshëm, pas tri vite banimi në Zvicër, mund të paraqesin kërkesë për bashkim familjar (prurjen e familjes në Zvicër), Kërkesën i paraqesin zyrës për të huaj në kantonin ku banojnë.
 
Është e domosdoshme qe, personat që bashkëjetojnë, t`i plotësojnë kushtet ligjore sa i përket hapësirës së banimit dhe qe familja të mos jetë e varur nga ndihmat sociale.
 
Për fëmijët nen 12 vjeç, duhet kërkesa të behet brenda 5 viteve, për fëmijët mbi 12 vjeç duhet të behet kërkesa brenda 12 muajsh pasi qe është marr vendimi për pranim të përkohshëm

In this section: themen/asylrecht/aufenthalt/arbeit, themen/asylrecht/aufenthalt/wohnen, leje-qendrimi, Tërheqje të familjes, themen/asylrecht/aufenthalt/heirat, Shkollimi, themen/asylrecht/aufenthalt/gesundheit

Related links: