Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Leje qëndrimi (Viza)

Azilkërkuesit

Lejen e qëndrimit „N“ (Blu) (Ausweisin bllau)) u epet azilkërkuesve në Zvicër për gjatë kohës së procedimit të azilit. Pas përfundimit të procedimit fuqizohet roli i këtij dokumenti. Për këtë kategori ekziston një ndalesë pune prej tre deri në gjashtë muaj dhe nuk kanë të drejtë në bashkim familjar.

 

Refugjatet me status të njohur

Leja e qëndrimit „B“ epet në bazë të drejtës së punës dhe kontratës për marrëdhënien të punës ose në bazë të gjendjes civile p.sh martesa me një qytetar/re zvicerane. Leja e qëndrimit duhet të vazhdohet çdo vit nga kantoni. Dokumenti në disa rrethana mund të mos vazhdohet, p.sh. në rast të pa punësisë.

Bashkimi familjar bëhet vetëm atëherë kur të ardhurat familjare janë të mjaftueshme dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për banimi. Gjithashtu edhe refugjatet me status të pranuar fillimisht marrin leje qëndrimin – vizën „B“. Në përgjithësi për ata ekzistojnë rregulla tjera sa i përket vazhdueshmërisë së vizës, punësimit, përkujdesjes dhe integrimit. Këta kanë të drejtën në bashkim familjar dhe të drejtën në dokument udhëtimi (pasaportë për refugjatë) sipas Konventës së Gjenevës për Refugjat. Refugjatet me vizën B, të çilet udhëtojnë në vendin e origjinës, humbinë statusin e refugjatit si dhe të drejtën e qëndrimit.

Vizën „C“ e marrin emigrantët të cilët me vite banojnë në Zvicër me vizën « B », kjo do të thotë banim të pa kufizuar si dhe një të drejtë në vazhdim të vizës dhe të drejtës në bashkim familjar. Personat me vizë „C“ posedojnë të drejtën e punës dhe janë të barabartë me qytetaret zviceran. Refugjatet me status të pranuar, pas pesë vitesh nga hyrja e tyre në Zvicër në mënyrë automatike marrin vizën „C“.

 

Të pranuarit me status të përkohshëm

Vizën “F” (Blu) e marrin qytetaret e huaj me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, nëse deportimi I tyre nuk është i mundur. Dokumenti u lëshohet për 12 muaj dhe mend t`u vazhdohet. Punësimi u lejohet por jo edhe në të gjitha fushat. Si pas rregullorës ata nuk kanë të drejtën në bashkimi  familjar. Pas disa vitesh, ata kanë të drejtën të kërkojnë nga kantoni një kalim nga « F » në lejen e qëndrimit « B »
 
Visës « F » e marrin edhe refugjate e pranuar përkohësisht, të zilet plotësojnë kushtet e refugjatit, por për arsye të kushteve të azilit megjithatë kanë një statut social të pa lakmueshëm. Pas pesë vitesh ata kanë të drejtën t`i bëjnë kërkesë kantonit për një leje qëndrimi – vizën « B » Vendimin e merr BFF Enti Konfederal për Migracion. Refugjatet me pranim të përkohshëm kanë të drejtë të kërkojnë një dokument të udhëtimit. Këta kanë të drejtën e punës dhe pas afatit prej tre vitesh, nëse kanë mjete të mjaftueshme financiare dhe hapësirë të mjaftushme të banimit, gëzojnë të drejtën edhe për bashkim familjar.

In this section: themen/asylrecht/aufenthalt/arbeit, themen/asylrecht/aufenthalt/wohnen, leje-qendrimi, Tërheqje të familjes, themen/asylrecht/aufenthalt/heirat, Shkollimi, themen/asylrecht/aufenthalt/gesundheit

Related links: