Martesa
Bashkëshortet shtetas të huaj ose martesa e kombinuar-bi nacionale të cilët jetojnë në Zvicër, i nënshtrohen të drejtës zvicerane mbi martesën. Bashkëshortet janë të barabartë dhe bashkërisht tërhiqen nga interesat personale në llogari të bashkëjetesës bashkëshortore.
Bashkëshortet janë të obliguam:
- Të kultivojnë bashkëjetesën bashkëshortore dhe të përkujdesën bashkërisht për fëmijët
- Të ndihmojnë njeri tjetrin në meny reciproke dhe të kenë besnikëri mes veti;
- Bashkërisht të përkujdesen për mbajte të familjes dhe ata në pajtueshmëri, të bëjnë ndarjen e punëve shtëpiake, angazhimet në familje dhe punësim. Gratë edhe pa pajtimin e bashkëshortëve mund të punësohen. Të dy partnerët , të kanë të drejtën në korniza të mundësive të tyre të disponojnë me një pjesë të hollove (të holla xhepi) në meny të pa varur.
- Të njoftojnë njeri tjetrin për të ardhurat, pasuri dhe borxhe. Këtë të drejtë mund ta kërkojnë edhe në rrugë ligjore.
Banesa
Bashkëshortet së bashku vendosin për banesën e tyre familjare.
Më pëlqim dypalësh, bashkëshortët mund të vendosin për themelimin e dy vendbanimeve në vende të ndryshme;
Kujdes
Banesa familjare (bashkëshortore) mundet vetëm bashkërisht me pëlqimin e të dyve, të anulohet.
Kujdes
Bashkëshortet bi-nacional (martesa e përzier) të cilët nuk i takojnë shteteve të EU dhe ETFA, janë të detyruar gjer në marrjen e leje qëndrimit Viza C të banojnë së bashku në një banesë.
Kujdes
Partneret-Bashkëshortet shtetas të huaj, janë të detyruar gjer në marrjen e vise C të banojnë se bashku në një banesë, poqe se ata i përkasin të ashtu quajtura vende të treta.
In this section: Jeta e ndarë bashkëshortore , Divorci , Leje qëndrimi, Lidhja martesore, Të Hollat, Bashkëjetesa