Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Të Hollat 

Bashkëshortit knfrom të drejtës bashkëshortore, kujdesen bashkërisht për bartjen e shpenzimeve familje.  Ata dakordohën në mes veti për shumen e të hollave, kontributi i tyre shprehet kryesisht në dhënieje në të holla, kujdesin për mirëmbajtje të shtëpisë , kujdestarin ndaj fëmijëve ose neper mes ndihmës në profesion ose në zanatin e të tjetrit. Më ketë rast të keni parasysh nevojat e partnerit bashkëshortor dhe rrethanat tuaja personale.

Për mbulesë të shpenzimeve në familje shërbejnë:
  • Pagat nga punësimi
  • Të ardhurat nga pensioni
  • Të ardhurat nga sigurimet ose kursimet
  • Në rast nevoje edhe pasuria

Kujdes
Të hyrat nga pasuria e fëmijëve shërben për mbulesë të shpenzimeve të tyre. Por kjo pasuri mund të vihet në diskonim vetëm me pëlqimin e personave përgjegjës  tutor  (Nëpunësve).

Në rast se të hyrat nuk mjaftojnë për mbulimet e shpenzimeve shtëpiake, mund të kërkohet në komunë një ndihmë sociale. Në bazë të vlerësimeve të SKOS, një buxhet aprovohet dhe ndihma financiare lejohet vetëm atëherë kur të hyrat në familje janë ma të vogla se të dalurat (Shpenzimet). Shiko sigurimi social dhe Ndihma sociale.

 

Këshillime për buxhet

Me qëllim qe të kihen parasysh nevojat për një standard jetësor të dëshiruar, është e nevojshme, që bashkërisht të përpilohet dhe realisht të parashihet një buxhet. Ndihmën për përpilim të buxhetit mund ta gjeni të Bashkësia e punëtorëve Zvicrën.

 

Pare xhepi

Qe të dy partneret e kanë të drejtën ligjore në posedim të një shume të lire të mjeteve në tëholla për shpenzim (pare xhepi). Sa i përket lartësisë se tyre duhet të kihet parasysh paga mujore.

Njoftimi obligues

Bashkëshortit janë të detyruar, me qellim të ruajtjes së jetesës bashkëshortore, reciprokisht të njoftojnë njeri tjetrin për shumen e të ardhurave të fituara,pasurin dhe huazimet. Ne rast nevoje ata detyrohen qe këtë ta bëjnë edhe me shkrim. Si p.sh. me dëshmi bankare, kontrata të kredisë etj. Kjo e drejtë mund të kërkohet edhe me ligj, dhe ketë në korniza të procedurave të ruajtjes së bashkëshortësisë.

Bartësi i borxheve

Përgjegjësin për borxhet bartin të dy partneret bashkëshortorë  bashkërisht, në rast se të dytë si borxhli  janë të cekur apo me nënshkrimin e tyre kanë pranuar borxhin, ose që të dytë kanë marrë të holla borxh qe ti përdorin për gjer të përbashkëta jetësore.
Në rast se njeri nga partnerët  hynë borxh si pas dëshirës dhe nevojës personale të tij, përgjegjësin për këtë borxh nuk e merr partneri tjetër, vetëm atëherë kur ai nuk është i involvuar apo për ketë borxh nuk është nënshkrues.
Për qira të banesës, Sigurimin shëndetësor dhe borxhet për tatim, përgjegjësen e  bartin bashkëshortet bashkërisht, për sa ata nuk janë të ndarë.
 

Related links:

Back to top