Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Konto bankare ose postare 

Pa llogari bankare ose postare në Zvicër nuk mund të benë asgjë. Paga juaj p.sh. paguhet në një konto. Me konto ju mund ti paguni edhe pagesat dhe në çdo kohë mund të tërhiqi të holla të gatshme në Automatë bankarë.

Hapja e një konto

Ju mund  të hapni një konto në çdo Bankë apo Postë. Për këtë duhet të paraqituni në sportele të bankës ose postes, aty të legjitimoheni dhe të jepni informatat të përgjithshme në lidhje me gjendjen e juaj financiare.
Më rastin e hapjes së kontos, sjelli  me veti  Pasaportën ose kartën e identitetit , Lejen e qëndrimit ose Lejen qëndrimi tëpërhershëm.

 

Kartela e kontos

Më hapjen e kontos, ju do të merrni një kartel konto bankare apo kartel konto postare, më të cilat mund të tërhiqni të holla të gatshme pa tatim në automatët e bankës apo postes së kartelës suaj pa tatim.
Nëse ju posedoni një Maestro kartele bankare apo Kartele të financave postale (Post final Card), mundeni në të gjithë Automatët bankar me epjen e një Kodi, të tërhiqni para të gatshme . Për këtë llojë kartele, ju jeni të detyruar të paguani një taks të ulëta vjetore.
Posta ka disa tarifa më të ulëta, bije fjala: hapja e kontos, dhe kartela e postfinances. Krahasoni tarifa duke i marr parasysh nevojat tuaja.

 

Pagesat me internet

Ju mund të keni kyçje në bankën apo posten tuaj edhe me internet. Interneti ju  mundëson qasje në qdo kohë në konton e juaj. Më ketë ju mund të shikoni gjendjen në konton e juaj. Të kontrolloni të hyrat dhe të dalura dhe shumë çka tjetër.
Përparësitë
Ju nuk bëni shpenzime, marrjen e gjendjes dhe pagesat janë falas. Banka nuk është e detyruar qe juve të ju dërgoj gjendjen tuaj të kontos ( Të hyrat ose të dalurat) me postë.

Konto speciale

Ekzistojnë edhe konto më kondicione favorizuese. Nga një interes më i lartë dhe taksa më të ulëta, ku mund të përfitojnë p.sh. të rinjtë, të rinjtë në shkollim, kulartë dhe nipat ashtu edhe për të  moshuarit.
Sugjerim
Ti krahasoni ofertat e kontove bankare të bankave ose të Postës sa i përket shkalles së interesit dhe taksave për mirëvajtje të kontos.

Related links: