Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Ndërrimi i sigurimit shëndetësor 

Në rast se ju nuk jeni i kënaqur me shërbimet e sigurimit tuaj shëndetësor ose me lartësinë e premisë, mundeni pa problem ta ndërroni sigurimin shëndetësor bazik.

 

Afatet për pezullim/anulim të kontratës

Nëse ju keni bërë sigurimin bazik shëndetësor, në të cilën nuk ka sigurime shtesë, franshizë si pas dëshirës apo modeli mjekut familjar /HMO , mundeni dy herë në vit të anuloni kontratën dhe ketë për fund të muajt qershor dhe dhjetor. Kërkesa për anulim duhet të arrin në sigurimin tuaj se voni me 31 Mars gjegjësisht 30 Nëntor. Në rast se ju keni franshizën e zgjedhur si pas dëshirës suaj ose modelin HMO, mundeni vetëm për fund të vitit kontratën ta anuloni. Shfrytëzo linçet me letra muster.

 

Zgjedhja e një sigurimi të ri shëndetësor

Beni krahasimet e premive dhe me kohë merrni ofertat nga sigurimi - sigurimet shëndetësore qe ju të mund të gjeni me të volitshim. Sigurimi bazik shëndetësor mund të anulohet para se ju të keni vërtetimin për pranim nga sigurimi i ri.
Kujdes
Sigurimit e lira shëndetësore shpesh provojnë personave të vjetër ose të sëmur, të ashtu quajtura “rreziqe të këqija” ti pengojnë në anëtarësim, ashtu qe ne pyetjet e tyre për ofertë nuk reagojnë fare. Çdo sigurim shëndetësor është i detyruar qe të interesuarve tu mundësoj sigurimin bazik. Mjafton qe ju ti dërgoni Sigurimit shëndetësor një letër rekomande,  ajo deri me 30 qershor ose deri në fund të vitit, duhet sigurimit ti shkojë. Shfrytëzo linçet me letra muster.

 

Ndërrimi i sigurimeve plotësuese

Kërkoni ofertat dhe bëni krahasimin e premive nga shumë sigurime shëndetësore. Beni anulimin e sigurimit tuaj plotësues vetëm atëherë kur ju merrni me shkrim se ju është pranuar kërkesa e juaj nga sigurimi i ri shëndetësor. Nuk mund të detyrohen sigurimet për tu ju pranuar në lëmin e sigurimeve plotësuese. Sigurimet mund ti bishnojn ose ti refuzojnë të vjetrit ose personat e sëmur apo të parashohin për ta kusht të posaçme.

Kujdes
Ju nuk jen i detyruar qe të bëni sigurimin plotësues shëndetësor të i njëjti sigurim ku e keni p.sh. sigurimin bazik shëndetësor d.t.th. ju mund ta mbani sigurimin e vjetër bazik. Mirëpo qëndron rreziku, për shkak të shpenzimeve administrative tu ngritët premia.

 

Afati për anulim për sigurimet plotësuese shëndetësore

Kontrata mund të pezullohet në fund të vitit. Pa rritje të premisë, qëndron afati tremujor për anulim të kontratës. Kërkesa për anulim duhet se voni deri me 30 shtator ti mbërri sigurimit shëndetësor. Ne rast të rritjes së premisë, afati për anulim është më i shkurt. Këto dallojnë nga sigurimi të sigurimi. Shikoni në kontratën e juaj.

In this section: Zgjedhje e sig. shendetësor, Sigurim plotësues , Shërbimet, Ndërrimi i sigurimit shëndetësor , Zbritje premie , Kursimi i premies

Related links:

Back to top