Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Kursim i premisë 

Premitë edhe ashtu të larta çdo vit janë në rritje e sipër, për këtë e vlen të gjinden mënyra për kursim.

Të rritët franshiza

Sigurimet shëndetësore afrojnë rritje vjetore në mënyrë të rregullt të franshizën në frang zviceran.
Për të rriturve (nga mosha 18 vjeçare): 500, 1000, 1500, 2000, 2500 franga
Për fëmijë 100, 200, 300, 400, 500, 600 franga

Kujdes
Ju paguani premi më të vogël, por ju jeni të detyruar të paguni vet deri në lartësinë e franshizës së zgjedhur për shërbimet mjekësore qe do i shfrytëzoni. Nëse ju zgjidhni një franshize të lartë, duheni të siguroheni, qe ju do të keni të holla të mjaftueshme në dispozicion. Mos hezitoni qe me qellim të kursimit te të hollave të mos shkoni të mjeku apo me vonës të kërkoni ndihmën e tij.

 

Të kufizoheni në zgjedhe të mjekëve

Ju mund të kyçeni në një  grup ordinancë mjekësh HMO (Health Maintenance Organization). Ju detyroheni për këtë të kërkoni cdo herë se pari një mjekë nga ordinanca e HMO.
Ju mund të zgjidhni një model Mjek shtëpie, Këtu detyroheni qe ju çdo herë se pari ta konsultoni mjekun e juaj të shtëpisë.

 

Zgjedhja e një sistemi bonusial

Premia fillestare është 10 % me lartë se premitë e rregullta, kurse franshizat nuk mund të ngritën. Premia për çdo vit do të lirohen,ne rast se nuk është ngarkua me çeqe. Premia fillestare brenda 5 viteve mund të përgjysmohet.

 

Kujdes
Beni një kontratë të tillë të sigurimit vetëm atëherë nëse ju shumë rrallë ose kurrë nuk kërkoni ndihmën mjekësore.  Mos hezitoni qe me qellim të kursimit te të hollave të mos shkoni të mjeku apo me vonës të kërkoni ndihmën e tij.

 

Mos bërja e sigurimit aksidental
Në rast se ju jeni të punësuar se paku 8 apo më shumë orë në javë, jeni të siguruar nga punëdhënësi kundër aksidenteve në profesione dhe jashtë profesionit. Nëse ju nuk bëni një sigurim kundër aksidenteve, duheni qe ta qoni një vërtetim nga punëdhënësi, qe ju sipas rregullores mbi sigurimin kundër aksidenteve (UVG) gjatë ushtrimit të profesionit dhe jashtë ushtrimit të profesionit, jeni të siguruar. Atëherë ju paguni preminë mujore të sigurimit tuaj shëndetësor ma të vogël. Bashkëngjitni një letër muster.

 

Ndërroni sigurimin shëndetësor

Shpesh e vlen të ndërrosh sigurimin shëndetësor kur ke njohuri qe aty premia është më e vogël

In this section: Zgjedhje e sig. shendetësor, Sigurim plotësues , Shërbimet, Ndërrimi i sigurimit shëndetësor , Zbritje premie , Kursimi i premies

Related links:

Back to top