Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Ndihma Sociale

Në bazë të Kushtetutes Konfederale të Zvicrres, Ndihma Soziale, nevojtarve ju siguron nji egzistencë, nxitë produktivitetin dhe pamvarsin e tyre personale, si dhe ndihmon në integrimin social dhe profesional.

 
Shpenzimet sociale i mbulojn kantonet dhe Komunat. Konfederata merrè pjesë vetem në mbulimet socioale pèr Asylkerkues. Rregullativat Ligjore për ndihma Soziale mvarën nga kantonet. Ligjet qe traitojn kët materije nëper Kantone, këtë nukë e beinë në menyr të njejt.
 

Kush e gzon të drejtë ne Ndihm soziale?

Të drejten pèr Ndihme soziale e gezojnë Personat qe banojn në Zvicer, dhe me punen e tyre nukë janë ne gjendje ti mbulojn shpenzimet e tyre elementare.

Kujdes
Migrantet Ilegal – ose Asylkerkuesit e refuzuar ose në largim – nukë e gèzojnë të drejtèn per Ndihmësoziale. Keta munden të paraqiten vetem për Ndihm urgjente.

 

Sa e lart eshtë Ndihma soziale?

Në grupin e nevojave elementare hynë:
  • Banimi
  • Perkujdesja Medicinale dhe pèr Dhembè
  • Nevojat bazë për ushqim dhe veshëmbathje
 
Masat qe ipen për sanimin e gjendjes Sociale janë bazike dhe janë diq ma të favorshme se masat për nji egzistencë minimale. Keto i referohen 10% të popullates me te ardhura më të vogla në Zvicerr. Konferenca Zvicërrane per Ndihma soziale SKOS ka parapar se për mbijetes, nji personi i duhen 986 Frank, kurse per nji Familje 4 antarshe novojiten 2110 Frank.

 

Nese Ju mendoni, se me gjendjen tuaj financiare nukë mundeni ti mbuloni shpenzimet e juaja, paraqituni në Qendren Sociale në Kumunen ku banoni. Keta do të shofin, a ju takon Ndihma Sociale, ne  qmase dhe mnyra si do të ipet kjo. 

 

Kujdes
Kush kerkon Ndihm Soziale, duhet ta paraqet gjendjen e tij   finaciare , pasurin dhe gjendjen familjare ne menyr reale. Në rast se të dhanat nukë perkasin me realitetin, ndihma mund ti shkurtohet ose e tera ti nderpritet. Personi qe paraqitet për ndihme, dytyrohet qe të jetë aktiv në ndryshimin e gjendjes së ti financiare, dhe gjdo ndryshim, qe për Qendren sociale relevant eshtë, meniher ta lajmroj.

 

Kthimi dytyrues i Ndihmes Sociale

Në shumicen e kantoneve egziston nji e rregullore per kthim të Ndihmes soziale. Kthimi behet ne rast të rritjes së pasuris (Trashigimija, Fitimi në Lotto et.) Kjo behet në bazë të gjendjes se tij financiare, por edhe në bazë të drejtes ligjore mbi sherbimet kthyse.

 

Mbeshtetja e të afermve

Në bazë të Kodit zivil Zvicran (ZGB), të afermit janë në vij të drejt dhe vertikale (Femi –Prinder -Gjyshë) qe reciprokisht kanë obligime ndaj njeri tetrit. Prindet më gjendje të mirë matriale, obligohen qe te marrin mbi vete nji pjesë të ndihmes finanziare pèr tè rinjet materjalisht ne gjendje te dobèt . E njeta vlen edhe për Femijèt, qe matrialisht qendrojn mirë, ne rast se prinderit kanë véshtirësi matriale.
 

Related links:

Back to top