Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Migraweb

Migraweb është një ofertë e bërë nga emigrantët dhe emigrantet për emigrantet dhe emigrantët.

 
Migraweb ofron një shumëllojshmëri informacionesh dhe lidhjesh të nevojëshme, rreth jetës së përditshme në Zvicër. Ne mundohemi që të shtojmë numrin e teksteve në gjuhën amtare nga java në javë.
 
Informacionet bazë janë dhënë nga organizatat e shoqërisë civile Zvicerane, nga specialistët ose nga administratat shtetërore, kantonale apo komunale. Si vullnetar, përfaqësuesët dhe përfaqësueset të kumuniteteve të ndryshme gjuhësore që e dijnë shumë mirë gjuhën e tyre amtare dhe frengjishten ose Gjermanishten përkthejnë informacionet dhe shërbejnë gjithashtu si lidhje midis kulturave.
 

Ju keni pyetje apo probleme të pa zgjidhura, ju përjetoni situata stresi, ankthi apo dhune, e përditshmja ju rëndon - këshilla në linjë në gjuhën amëtare të Migraweb i shtrin dorën të gjithë emigruesve dhe refugjatëve.

 

Në bazën e të dhënave ''ofertat integruese'' ju do të gjeni kurset dhe manifestimet që i përshtaten më mirë nevojave tuaja

Programi bashkon aktivitetet dhe manifestimet e të gjitha komuniteteve. Merrni pjesë për ti shtuar.

 

 

Merrni pjesë si bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore vullnetarë

 

Ne kërkojmë akoma përkthyese dhe përkthyes gjithashtu këshillëtarë dhe këshillëtare në linjë në të gjitha gjuhët. Ndani eksperiencën e jetës suaj në Zvicër me bashkëatdhetarët tuaj!

Për më shumë informacion, drejtohuni tek
.

Faqja e internetit është e hapur për të gjitha komunitetet gjuhësore.

Nëse ju dëshironi të formoni një ekip përkthimi dhe këshillimi për një gjuhë që nuk është ende e përfaqësuar, drejtohuni tek .